Ndërlidhjet

Konfirmojnë shkuarjen në Bruksel


Goran Bogdanoviq, ministër serb për Kosovën

Goran Bogdanoviq, ministër serb për Kosovën

Ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviq ka konfirmuar se është në dijeni për letrën e derguar nga ana e Prishtinës vendeve të BE-së, ku kërkohet që Serbisë të mos i jepet statusi i kandidatit.

Ai ka thënë për mediat serbe se Serbia me siguri se do të marrë pjesë në takimin e nesërm në Bruksel.

“Një letër e tillë nuk paraqet befasi. Tashmë disa ditë paralajmërohet dërgimi i kësaj letre në Prishtinë,” ka thënë Bogdanoviq, duke shtuar se në një veprim të tillë nuk ka “gisht vetëm Prishtina”.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ua ka dërguar letrën vendeve anëtare, dhe jo Brukselit dhe për këtë arsye nuk ka konfirmim zyrtar për marrjen e letrës, nga ana e Brukselit.
XS
SM
MD
LG