Ndërlidhjet

Medvedev takon opozitën


Presidenti rus, Dimitri Medevdev.
Presidenti rus, Dimitri Medevdev.
Presidenti rus, Dimitri Medevdev, do të takojë sot krerët e opozitës.

Takimi vjen më pak se dy javë para zgjedhjeve presidenciale të 4 marsit, të cilat pritet të rezultojnë me fitoren e kryeministrit aktual, Vladimir Putin.

Raportet thonë se opozitarët pritet të paraqesin para Medvedevit kërkesat për ndryshime politike, pas zgjedhjeve parlamentare të 4 dhjetorit.

Në këto zgjedhje ka fituar partia e Putinit, por opozita thotë se ka pasur "mashtrime të shumta".

Putini ishte president nga viti 2000 deri më 2008, kur u zgjodh kryeministër.
XS
SM
MD
LG