Ndërlidhjet

logo-print

Nis takim i eurozonës për Greqinë

  • RFE /RL

Flamuri i BE-së dhe i Greqisë

Flamuri i BE-së dhe i Greqisë

Në Bruksel ka nisur takimi i ministrave të financave të Eurozonës, të cilët pritet të vendosin për paketën e ndihmës për Greqinë, në vlerë prej 130 miliardë dollarësh.

Paketa, e cila është dyta që nga maji i 2010-ës, ka për qëllim të parandalojë Greqinë nga falimentimi që do të mund të pësonte në muajin mars.

Greqia nuk është në gjendje të paguajë borxhet e saj vetë dhe një gjë e tillë mund të shkaktojë pasoja për euron dhe kërdi në ekonominë globale.

Ministri francez i Financave, Franso Baron, ka shprehur optimizmin e tij, duke thënë se ministrat e Bashkimit Evropian i kanë të gjitha elementet për t’u dakorduar rreth ndihmës për Greqinë.

I kemi të gjitha elementet për marrëveshje, përfshirë pjesëmarrjen vullnetare të bankierëve, të kreditorëve privatë, ashtu si dhe të kreditorëve publikë”, ka thënë Baron.

Parlamenti grek ka miratuar tashmë një sërë masash shtrënguese, në vlerë prej 3.2 miliardë eurosh, së bashku me reformat që synojnë rikthimin e ekonomisë – si kusht për marrjen e ndihmës.

Por, masat e miratuara kanë shkaktuar pakënaqësi të thella në Greqi, që kanë rezultuar edhe me protesta të dhunshme.

Sekretari i Thesarit amerikan, Timoti Gajtner, ka shprehur mbështetjen e Uashingtonit për masat e ndërmarra nga Athina, por në mesin e vendeve të tjera të pasura vazhdojnë shqetësimet nëse Qeveria greke do të vazhdojë zbatimin e masave shtrënguese që janë pjesë e marrëveshjes për paketën e dytë të kreditimit.

Gjermania do që Greqia të japë garanci shtesë se do t’i paguajë borxhet, edhe në rast të ndërrimit të qeverisë.

Kritikët thonë se kjo kërkesë do të jetë një ndërhyrje e paprecedentë në çështjet sovrane fiskale të një shteti.(v.t.)
XS
SM
MD
LG