Ndërlidhjet

Konfirmojnë shkuarjen në Bruksel


Ilustrim
Ilustrim
Ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviq ka konfirmuar se është në dijeni për letrën e derguar nga ana e Prishtinës vendeve të BE-së, ku kërkohet që Serbisë të mos i jepet statusi i kandidatit.

Ai ka thënë për mediat serbe se Serbia me siguri se do të marrë pjesë në takimin e nesërm në Bruksel.

“Një letër e tillë nuk paraqet befasi. Tashmë disa ditë paralajmërohet dërgimi i kësaj letre në Prishtinë”, ka thënë Bogdanoviq, duke shtuar se në një veprim të tillë nuk ka “gisht vetëm Prishtina”.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ua ka dërguar letrën vendeve anëtare, dhe jo Brukselit dhe për këtë arsye nuk ka konfirmim zyrtar për marrjen e letrës, nga ana e Brukselit.(a.i.)
XS
SM
MD
LG