Ndërlidhjet

Koreja e Jugut kryen stërvitjet


Stërvitjet e Koresë sk Jugut, 20 shkurt 2012.
Stërvitjet e Koresë sk Jugut, 20 shkurt 2012.
Koreja e Jugut ka kryer stërvitje me artileri nga pesë ishujt e lokalizuar pranë kufirit të diskutueshëm me Korenë e Veriut, pavarësisht kërcënimeve për hakmarrje nga Phenjani.

Jugu tha se nuk ka pasur ndonjë reagim nga Veriu gjatë dy orëve stërvitje në zonën e Detit të Verdhë.

Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të kryejë “sulme të pamëshirshme”, nëse Jugu kryen stërvitjet.

Një stërvitje në vitin 2010 ka nxitur Korenë e Veriut të bombardojë me artileri Ishullin Yeonpyeong, duke vrarë katër jugkoreanë.
XS
SM
MD
LG