Ndërlidhjet

logo-print

Independent: Çifti më karizmatik në botë


Bill dhe Hillari Klinton

Bill dhe Hillari Klinton

"The independent"

Çka i lidh spekulimet në Uashington në lidhje me presidentin e ardhshëm të Bankës Botërore me një dokumentar të shumëpritur, i cili do shfaqet në televizionet e këtushme. Ose të shtrohet pyetja ndryshe, cila është familja më hipnotizuese në politikën amerikane?

Ju mund të thoni, Keneditë, duke marrë parasysh bujën rreth librit të fundit të ish praktikantes së Shtëpisë së Bardhë, Mimi Alfrod në lidhje me aferën e saj me Xhon Kenedin. Ose ju mund t’i zgjidhni Obamët, banorët aktualë të Avenysë 1600 të Pensilvanisë, apo Bushët, një dinasti tre gjeneratëshe, që ishin rivalë të kohës moderne jo vetëm të Kenedive, duke dhënë një senator, dy guvernatorë dhe dy presidentë.

Por, jo. Sa i përket rrëmbimit të imagjinatës së publikut, fuqisë së tyre, rëndësisë së vazhdueshme, askush nuk përshtatet më shumë sesa Bill dhe Hillari Klinton.

Aktualisht, vëmendja është te Hillari. Ajo po konsiderohet si sekretare e shkëlqyeshme e shtetit, e cila nga publiku admirohet më shumë sesa ndonjë anëtar tjetër i administratës së Obamës apo Kongresit.

Që do ta lë postin aktual në fund të mandatit të parë të Bark Obamës dihet- por çka pastaj?

Një garë presidenciale për vitin 2012 nuk vjen në konsiderim, por as në vitin 2016, kur do të mbushte 69 vjeç. Por, disa demokratë edhe më tej fantazojnë për një shkëmbim pune me Xho Bajdenin këtë verë, për të prodhuar tiketën e ëndrrave Obama-Klinton, për këtë nëntor.

Tani, një mundësi e re është hapur.

Kur, Bob Zollik zyrtarisht njoftoi se do të japë dorëheqje nga kreu i Bankës Botërore, në krye të listës për ta zëvendësuar dukej Hillari.

Nga palët e interesuara, refuzimet ishin të shpejta, por jo plotësisht bindëse.
Ajo vetë ka thënë se katër vjet në Departamentin e Shtetit janë të mjaftueshme, dhe nuk ka shfaqur ndonjë interesim për t’u bërë nënpresidente.
Banka Botërore, megjithatë, duket më pak kërkuese, por ende ngjall interesin e saj për shkak të zhvillimeve globale dhe të drejtave të njeriut, veçanërisht të drejtave të grave, për të cilat është e interesuar.

Përgjigja do të jetë gati për një ose dy muaj.

Por, kthimi i Billit në kohën kur më së shumti shikohet televizioni, është tashmë para nesh.

Sot, si në çdo të hënë të tretë të shkurtit, amerikanët festojnë Ditën e Presidentit- dhe këtë vit PBS po shënon këtë ngjarje duke e lëshuar në transmetim episodin e parë me Klintonin, një trajtim katërorësh i jetës së presidentit të 42-të, në kuadër të serive dokumentare American Experience.

Për më tepër, cinikët mund të vërejnë, se adhuruesit e telenovelave, do të kursehen nga brejtja e ndërgjegjes. Sonte PBS e shfaq episodin e fundit të sezonës “Doënton Abbey”, në të cilin përshkrimi i aristokracisë britanike gjatë mbretërisë së Gjorgjit V duket të ketë fascionuar çdo amerikan të ndjeshëm.

Por, s’ka problem. Po hyn një yll i jetës reale politike i fund-shekullit XX në telenovelë.

Bill Klintoni, natyrisht që nuk ka qenë aristokrat. Ai është rritur nën hijen e njerkut abuziv dhe të alkoolizuar në Arkansasin qafëkuq.

Ndryshe nga kontët dhe konteshat e Grantamit, ai nuk trashëgoi asgjë. Që nga vitet e tij të universitetit donte të bëhej president- dhe këtë e arriti duke iu falënderuar sharmit të tij, trurit dhe ambicies dhe dhuntisë së jashtëzakonshme për politikën.

Por, një telenovele të mirë, natyrisht se i duhen edhe komplotet e ndryshme, dhe jeta e Klintonit i ofron ato. Po që se e pyet dikë që ta përmbledh presidencën e tij me dy fjalë, pa dyshim se do të jetë "Monika Levinski", praktikantja e Shtëpisë së Bardhë, lidhja me të cilën, desh i kushtoi me post, martesë dhe reputacion.

Me Billin asnjë kthim mbrapa nuk ka qenë i përhershëm. Aftësia e tij për ta futur veten në telashe, është mundur nga aftësia për ta larguar veten nga telashet.
Republikanët po çmendeshin nga paaftësia e tyre për ta gozhduar atë.

Pothuaj dy vjetët e fundit të mandatit të Billit janë shquar për skandalet reale dhe të imagjinuara.

Billi duhet të jetë presidenti më i hetuar i kohërave moderne. Pavarësisht kësaj, ai u largua nga kabineti, me rejtingun më të madh se cilido president tjetër që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në këtë kuptim, American Experience po e dorëzon atë në histori; në të vërtetë era e Klintonit, me përparimet e saj dhe buxhetet e balancuara, në intervalin mes rënies së komunizmit dhe 11 shtatorit, pothuajse duket si një epokë në zhdukje, pothuajse si largimi i Downton Abbey.

Por, vetë njeriu mbetet ende me ne, një burrështetas 65 vjeçar, armiqtë e të cilit janë harruar kaherë, ndërsa ky udhëton në botë, duke çuar përpara fondacionin e tij filantropik prej qindra miliona dollarësh, por asetet më të mëdha gjenden në karizmën e tij,

Interesimet e Billit janë me të vërtetë globale. Vitin e kaluar ai prodhoi manifestin “I kthehemi punës,” mbi ringjalljen e ekonomisë amerikane. Në javën e kaluar, ai udhëhoqi takimin “Investoni në Irlandë”, që u mbajt në Nju Jork, ishte në ballë për të dënuar dhunën në Nigeri dhe mori pjesë në një turne të golfit në Kolumbi. Dhe, sikurse Hillari, ai po ashtu është përmendur për punën në Bankën Botërore.

Sipas Kushtetutës, atij i ndalohet një mandat i tretë - dhe po që se gruaja e tij do të garonte sërish në presidencialet, a do të dëshironin amerikanët një psikodramë tjetër të Klintonëve në Shtëpinë e Bardhë, edhe pse me rolet e ndërruara?

Mbase po. Me gjithë ngritjet dhe rëniet, me të gjitha skandalet, martesa e Klintonëve ka mbijetuar, partnerët janë më hipnotizues se kurrë më parë.(a.i.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG