Ndërlidhjet

Vlerësime për Letoninë që refuzoi rusishten


Riga, 18 shkurt 2012.
Riga, 18 shkurt 2012.
Kryeministri i Lituanisë, Andrius Kubilius, ka vlerësuar lart Letoninë fqinje, e cila ka kundërshtuar masën që do ta bënte rusishten gjuhë të dytë zyrtare në shtetin baltik.

“Votuesit letonezë kanë treguar pjekuri të lartë të shoqërisë së tyre civile”, ka thënë Kubilius.

Referendumi i sponsorizuar nga komuniteti rus është refuzuar nga shumica dërrmuese e votuesve, pasi 75 për qind e tyre kanë votuar kundër.

Rusët etnikë, të cilët janë zhvendosur në Letoni kryesisht gjatë epokës sovjetike, përbëjnë një të tretën e popullsisë dymilionëshe në këtë vend.

Moska ka thënë se rezultatet e referendumit nuk janë pasqyrim i drejtë i ndjenjave të njerëzve në Letoni.
XS
SM
MD
LG