Ndërlidhjet

Irani kërcënon vendet e BE-së


Ilustrim

Ilustrim

Kompania Kombëtare e Naftës ka kërcënuar se Irani do të shkurtojë eksportet e naftës për më shumë vende të Bashkimit Evropian, nëse vazhdojnë “veprimet e tyre armiqësore”.

Komentet e kreut të kompanisë, Ahmad Kalebani, vijnë një ditë pasi Teherani ka ndaluar shitjet për Britaninë dhe Francën, në përgjigje të sanksioneve të reja të BE-së ndaj programit të tij bërthamor.

Irani eksporton afro 20 për qind të naftës në Bashkimin Evropian, por Franca dhe Britania shfrytëzojnë pak ose fare nga kjo sasi.

Kalebani ka përmendur Spanjën, Greqinë, Italinë, Portugalinë, Gjermaninë dhe Holandën si vende që mund të përballen me shkurtime nga Irani.

Çmimet botërore të naftës janë rritur të hënën në nivelin më të lartë në nëntë muaj, përkatësisht në rreth 105 dollarë për fuçi.
XS
SM
MD
LG