Ndërlidhjet

Ekipi i ANEB-it arrin në Teheran


Reaktori bërthamor Natanc - foto arkivi

Reaktori bërthamor Natanc - foto arkivi

Inspektorët bërthamorë të Kombeve të Bashkuara kanë arritur në Iran për bisedime rreth programit bërthamor të këtij vendi.

Nuk është e qartë ende nëse inspektorët ndërkombëtarë do të lejohen të inspektojnë fabrikat bërthamore.

Kjo është vizita e dytë e ekipt të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) në më pak se një muaj, çfarë reflekton shqetësimet në rritje të komunitetit ndërkombëtar në lidhje me eksperimentet atomike të Teheranit.

Kreu i misionit të ANEB-it, Herman Nakerts, tha se ekipi i tij pesëanëtarësh shpreson të ketë “ditë të mira dhe konstruktive në Teheran, që do të çojnë në rezultate konkrete”.

“Prioritet i lartë natyrisht mbeten dimensionet e mundshme ushtarake të programit bërthamor të Iranit. Por, ne duam t’i trajtojmë të gjitha çështjet e pazgjidhura dhe kjo është një punë shumë komplekse që mund të marrë kohë. Megjithatë, shpresojmë të jetë konstruktive”, ka thënë Nakerts.

Perëndimi druan se aktiviteti bërthamor i Iranit ka për qëllim krijimin e armëve bërthamore, andaj edhe ka miratuar një sërë sanksionesh kundër Republikës Islamike. Kjo e fundit i hedh poshtë pretendimet.
XS
SM
MD
LG