Ndërlidhjet

EULEX shpall fajtor Preleviqin


Logo e EULEX-it
Logo e EULEX-it
Një trup gjykues i Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë, i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një vendas, më 16 shkurt të këtij viti ka shpallur Xhevat Preleviqin nga Bosnja e Hercegovina fajtor për furnizim, transport, prodhim, shkëmbim dhe shitje të paautorizuar të armëve, në kundërshtim me nenin 327 të Kodit Penal të Kosovës, dhe e ka dënuar atë me 1 vit e 10 muaj burgim.

"Duke e marrë parasysh kohën e kaluar në paraburgim, trupi gjykues nxori një aktgjykim të veçantë duke anuluar masën e paraburgimit ndaj të akuzuarit Preleviq dhe urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm", bën të ditur komunikata e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë - EULEX.

Në prill të vitit 2010, në komunën e Mitrovicës, gjatë kontrollimit të kryer nga njësia patrulluese e Doganës, në veturën e të akuzuarit ishin gjetur 17 pistoleta dhe 9,640 fishekë, të cilat po transportoheshin nga Sarajeva në Kosovë.
XS
SM
MD
LG