Ndërlidhjet

KPJ: Fusnota, kthim prapa


Ilustrim
Ilustrim
Klubi për Politike të Jashtme në Prishtinë ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me rrjedhën e dialogut Kosovë – Serbi.

Sipas këtij mekanizmi, zhvillimet brenda këtij procesi po prodhojnë rezultate në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe aspiratat shtetformuese të qytetareve të Kosovës.

"Gatishmëria e Qeverisë së Kosovës për lëshime, si ajo e përfaqësimit rajonal përmes fusnotës, që si pikë reference ka Rezolutën 1244, degradon pozitën ndërkombëtare të Kosovës, paraqet kthim prapa në kohë dhe shënon regres në konsolidimin e shtetësisë. Për më tepër hap derën për njohjen e pozicionit kontestues serb ndaj pavarësisë se Kosovës si qëndrim legjitim brenda dialogut integrues evropian", thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Qeveria dhe kryeministri Hashim Thaçi janë pajtuar që Kosova në nismat rajonale të përfaqësohet me një fusnotë, ku mes tjerash figuron edhe Rezoluta 1244.

Mosmarrëveshjet rreth përfaqësimit rajonal të Prishtinës, që buronin nga insistimi i Kosovës në shtetësi dhe i Serbisë në Rezolutën 1244, kanë shkaktuar ndërprerjen për një kohë të dialogut teknik mes dy palëve.

Procesi pritet të vazhdojë nesër.
XS
SM
MD
LG