Ndërlidhjet

Serbia (s')ndikon në furnizimin e Kosovës me rrymë


Obiliq...

Obiliq...

Kosova nuk importon energji elektrike nga Serbia, dhe kjo nuk mund të ndikojë në gjendjen furnizuese më rrymë në vend.

Kështu thotë Viktor Buzhala, zëdhënës në Korporatën Energjetike të Kosovës, pas vendimit të Korporatës Elektro- energjetike të Serbisë që të ndalojë eksportin e energjisë elektrike për në vendet e rajonit, gjatë gjendjes se jashtëzakonshme.

Buzhala, thotë se Korporata Energjetike e Kosovës, energjinë e blenë nga kompanitë komerciale dhe obligim i tyre mbetet sigurimi i energjisë sipas marrëveshjes në kontratë.

Për arsye se KEK-u nuk blenë energji elektrike nga kompanitë prodhuese, apo distribuese rajonale, apo direkt nga shteti. Mirëpo, blejmë energji nga kompanitë tregtare, të cilat kanë përfituar në tender të hapur që ka pasur KEK-u, për furnizim më energji elektrike gjatë vitit 2012”, thotë ai.

Buzhala, njofton se KEK-u ka kontraktuar dy kompani nga Zvicra, një nga Sllovenia dhe një nga shteti i Serbisë.

Po, i kanë degët e tyre në Serbi. Por, për derisa kemi lidhur kontratë me ta, është obligim i tyre që të sigurojnë energjinë elektrike dhe janë duke e siguruar. KEK-u nuk mendon për atë çështje, për nga vjen energjia, u takon kompanive që të mendojnë këtë çështje, dhe janë duke kryer obligimet dhe presim që t’i përfundojnë obligimet kontraktuale qe kanë ndaj KEK-ut në vazhdimësi”, shprehet ai.

Në anën tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile, pohojnë se 13 për qind e energjisë së shpenzuar është energjie e importuar nga vende të ndryshme të rajonit, dhe shumica e kompanive komerciale bazën kryesor të tyre e kanë në Serbi.

Nezir Sinani, hulumtues në Institutin për Politika Zhvillimore “INDEP’’, thotë se Kosova është e varur nga Serbia sa i përket importit të energjisë elektrike, pasi sipas tij, pavarësisht se nga cili shtet importohet energjia, transmetimi i saj bëhet përmes sistemit energjetik transit nga Serbia.

Ai madje thotë se qeveria ka mundësi dhe alternativa tjera që të ndërpresë importin e energjisë elektrike, por mungon vullneti politik.

Sinani, thekson se kompani të ndryshme ndërkombëtare dhe vendore kanë paraqitur projekte të shumta tek autoritetet kompetente për prodhimin e energjisë së ripërtërishme, por një gjë e tillë nuk po lejohet nga ekzekutivi.

Këto projekte do të ekzekutonin më shumë se 200 megavat orë energji elektrike për Kosovën, e cila do të nxirrej përfundimisht nga kriza energjetike dhe nga varësia e saj për të importuar energji elektrike”.

Sidoqoftë, zëdhënësi Buzhala, thotë se Kosova nuk varet shumë nga importi, pasi 90 për qind, ose 800 megavat orë e energjisë është prodhim vendor, ndërsa vetëm 250 megavat importohen nga kompanitë e kontraktuara.

Ai thotë se kapacitetet prodhuese dhe ato importuese kanë bërë që gjendja me energji në vend të jetë stabile.
  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

XS
SM
MD
LG