Ndërlidhjet

Vriten dy ushtarë shqiptarë në Afganistan


Afganistan...
Afganistan...
Policia afgane ka hapur zjarr ndaj ushtarëve shqiptarë dhe të tjerë në jug të Afganistanit, duke vrarë dy ushtarë të Shqipërisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria shqiptare e Mbrojtjes, duke thënë se kjo është hera e parë që trupat shqiptare pësojnë për vdekje në shtetin afgan.

I njëjti burim tha se 11 policë afganë janë arrestuar pas të shtënave që kanë ndodhur të hënën pasdite.

Mësohet se incidenti ka zënë vend në një fshat pranë qytetit Kandahar, ku trupat ishin mbledhur në takim për hapjen e dy shkollave dhe një qendre shëndetësore.

Nga sulmi është plagosur edhe një ushtar ndërkombëtar, por nuk ka njoftime për nacionalitetin e tij.

Shqipëria ka 265 trupa në Afganistan.(v.t.)
XS
SM
MD
LG