Ndërlidhjet

Medvedev diskuton me opozitën reformat politike


Moskë, 20 shkurt 2012.
Moskë, 20 shkurt 2012.
Presidenti rus, Dimitri Medvedev, ka takuar udhëheqësit opozitarë, me të cilët ka diskutuar zbutjen e rregullave për regjistrimin e partive politike dhe reforma të tjera.

Medvedev ka takuar përfaqësuesit e partive që u është refuzuar regjistrimi, përfshirë dhe ata që kanë ndihmuar protestat masive kundër “mashtrimit me vota” në zgjedhjet e dhjetorit të kaluar.

Protestat që kanë mbledhur dhjetëra-mijëra njerëz në rrugët e Rusisë kanë sfiduar edhe përpjekjet e kryeministrit Vladimir Putin për të rimarrë presidencën në zgjedhjet e 4 marsit.

Në përpjekje për të qetësuar situatën, Putin dhe Medvedev kanë propozuar reforma që lejojnë më shumë konkurrencë politike.

Takimi i së hënës ka qenë kontakti i parë i nivelit të lartë ndërmjet Kremlinit dhe opozitës, që nga shpërthimi i protestave anti-qeveritare dhjetorin e kaluar.

Mediat në Rusi thonë se udhëheqësit e opozitës i kanë dorëzuar Medvedevit një rezolutë që bën thirrje për ndryshime politike bazuar në kërkesat e protestuesve.
XS
SM
MD
LG