Ndërlidhjet

logo-print

Xhon Mekejn në Kajro


Senatori amerikan, Xhon Mekejn.

Senatori amerikan, Xhon Mekejn.

Senatori amerikan, Xhon Mekejn, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duan të mbajnë lidhje ekonomike, tregtare dhe ushtarake me Egjiptin.

Ai i ka bërë këto komente gjatë vizitës në Kajro, e cila vjen në kohën kur marrëdhëniet midis dy aleatëve janë në nivelin më të ultë në vite, për shkak të aktakuzave ndaj 43 aktivistëve, përfshirë 19 amerikanë, në lidhje me, siç thuhet, “financimin e paligjshëm” që kanë marrë nga OJQ-të vendore dhe të huaja, për të cilat kanë punuar.

Të akuzuarit pritet të paraqiten para gjyqit më 26 shkurt.

Akuzat ndaj tyre kanë bërë që Shtetet e Bashkuara të kërcënojnë me ndalimin e ndihmës vjetore për Egjiptin që kap vlerën e 1.3 miliard dollarëve.

Mekejn tha se gjatë takimit me kreun e Këshillit Ushtarak, Muhamed Husein Tantavi, ky i fundit e ka siguruar atë se Kajro po punon në zgjidhjen e çështjes.
XS
SM
MD
LG