Ndërlidhjet

logo-print

Gjermania voton për presidentin më 18 mars


I emëruari për president të Gjermanisë, Joakim Gauk, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

I emëruari për president të Gjermanisë, Joakim Gauk, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Parlamenti gjerman do të votojë presidentin e ri më 18 mars. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i këtij institucioni, Norbert Lamert.

Një gjë e tillë shihet si formalitet pasi partitë qeveritare të Gjermanisë dhe opozita janë pajtuar për emërimin e Joakim Gaukut, ish-pastor protestant në Gjermaninë Lindore, që ka kundërshtuar regjimin komunist.

Gauk do të pasojë Kristian Vulfin, i cili ka dhënë dorëheqje javën e kaluar, për shkak të akuzave për afera korruptive. Vulf ishte i zgjedhuri i kancelares gjermane, Angela Merkel.
XS
SM
MD
LG