Ndërlidhjet

Obama bisedon me Karzain


Presidenti amerikan, Barak Obama, dhe homologu i tij afgan, Hamid Karzai - foto arkivi.

Presidenti amerikan, Barak Obama, dhe homologu i tij afgan, Hamid Karzai - foto arkivi.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti Barak Obama ka biseduar me homologun afgan, Hamid Karzai, për mbështetjen rajonale të pajtimit në Afganistan.

Në deklaratën e bërë publike thuhet se dy udhëheqësit “janë pajtuar që të mbeten në kontakte të ngushta, derisa të dyja vendet vazhdojnë përpjekjet e tyre për të arritur qëllimet e përbashkëta dhe për të krijuar partneritetin afatgjatë”.

Biseda telefonike pason pohimet e presidentit afgan javën e kaluar, se qeveria e tij është përfshirë në bisedime me Talibanët "me dhe pa Shtetet e Bashkuara".
XS
SM
MD
LG