Ndërlidhjet

Jemeni voton për presidentin


Pano e zgjedhjeve presidenciale në Sana, Jemen.
Pano e zgjedhjeve presidenciale në Sana, Jemen.
Në Jemen sot zhvillohen votimet për zgjedhjen e presidentit. Bëhet fjalë vetëm për një kandidat, Abed Rabo Hadi, zëvendësin e Ali Abdullah Salehut, i cili ka qeverisur vendin për 33 vjet.

Zgjedhjet janë pjesë e marrëveshjes së mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, ndërmjet Salehut dhe opozitës.

Një vit i protestave, të cilat disa herë kanë rezultuar me viktima, ka detyruar Salehun të largohet.

Jemeni, vendi më i varfër i rajonit, është bërë shënjestër e Al Kaidës, sidomos në jug, ku aktivistët thonë se do t’i bojkotojnë zgjedhjet.

Aktivistët jugorë akuzojnë veriun për marrjen e burimeve të tyre dhe për diskriminim kundër tyre.

Në prag të zgjedhjeve, persona të armatosur kanë sulmuar tre vendvotime në jug.
XS
SM
MD
LG