Ndërlidhjet

Dhunë ndaj protestuesve në Damask


Pamje nga dhuna në Siri

Pamje nga dhuna në Siri

Aktivistët thonë se forcat siriane të sigurisë kanë hapur zjarr ndaj demonstruesve, në skajin jugor të Damaskut.

Sipas burimeve të njëjta, qindra njerëz kanë dalë në sheshin kryesor për të protestuar kundër regjimit të Bashar al-Asadit, para se policia të qëllonte në turmë. Raportet nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Në anën tjetër, në frontin diplomatik, Gjermania ka thënë se Bashkimi Evropian mund të vendosë sanksione të reja kundër Sirisë në javën e ardhshme.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se grupi i “Miqve të Sirisë”, që pritet të takohet të premten në Tunizi, do të demonstrojë se “regjimi i Asadit është gjithnjë e më i izoluar” dhe se njerëzit e guximshëm të Sirisë “kanë nevojë për mbështetjen dhe solidaritetin tonë”.

“Regjimi i Sirisë do të jetë nën presion më të madh, i cili me siguri se do të krijojë më shumë hapësirë për të gjithë ne për të nxitur përpara tranzicionin. Ne do t’i intensifikojmë përpjekjet tona diplomatike në vendet që vazhdojnë të mbështesin regjimin e Asadit”, ka thënë Klinton.

Siria është përfshirë nga protestat anti-qeveritare qysh në mars të vitit të kaluar. Nga ajo kohë kanë humbur jetën disa mijëra njerëz.
XS
SM
MD
LG