Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 21 shkurtin në vite…


Ilustrim

Ilustrim


1965 - Ish-kreu musliman El-Haj Malik El-Shabaz (Malkolm X), 39 vjeçar, u qëllua për vdekje nga tre persona, gjatë kohës kur ai po mbante një fjalim në Nju Jork para 400 vetëve.

1595 - Poeti jezuit Robert Southuell është varur për "tradhti".

1631 - Mikael Romanov, djali i Patriarkut të Moskës, zgjidhet Cari i Rusisë.

1744 - Bllokada britanike e Toulonin, u prish nga 27 luftanije franceze dhe spanjolle, të cilat sulmuan 29 anije britanike.

1878 - Libri i parë në botë i numrave të telefonit doli në shitje nga kompania “New Haven Connecticut”. Ky libër përmbante emrat e 50 abonentëve që ishin nënshkruar.

1916 - Beteja e Verdunit, e Luftës së Parë Botërore, filloi në Francë.

1925 - Doli në shitje numri i parë i revistës New Yorker.

1940 - Gjermanët filluan ndërtimin e një kampi të përqendrimit në Aushvic.

1944 - Hideki Tojo u bë shef i shtabit të ushtrisë japoneze.

1972 - Presidenti Riçard M. Nikson filloi vizitën e tij historike në Kinë.(g.k.)
XS
SM
MD
LG