Ndërlidhjet

Dyzetegjashtë gazetarë të vrarë gjatë 2011-ës


Ilustrim
Ilustrim
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka bërë të ditur për vrasjen e 46 gazetarëve vitin e kaluar, në vende të ndryshme të botës.

Në raportin e tij vjetor “Sulmet në shtyp 2011”, grupi me seli në Nju Jork tha se Pakistani ka qenë vendi më i rrezikshëm për gazetarët, ku janë regjistruar 7 viktima.

Ai është pasuar nga Libia dhe Iraku, me nga pesë gazetarë të vrarë.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se 15 gazetarë kanë humbur jetën gjatë mbulimit të Pranverës Arabe.

Organizata tha se të paktën 179 punëtorë mediatikë janë burgosur në 2011-ën, çfarë paraqet nivelin më të lartë që nga vitet 1990.

Raporti dënon fushatat e qeverive për të heshtur mediat në vendet si: Kina, Siria dhe Egjipti.
XS
SM
MD
LG