Ndërlidhjet

SHBA kërkon falje për “shpërdorim të Kuranit”


Komandanti i trupave ndërkombëtare në Afganistan, gjenerali Xhon Allen.
Komandanti i trupave ndërkombëtare në Afganistan, gjenerali Xhon Allen.
Komandanti i trupave ndërkombëtare në Afganistan, gjenerali Xhon Allen, ka kërkuar ndjesë për pretendimet se ushtarët e huaj kanë shpërdorur në mënyrë të paligjshme materialet fetare, përfshirë Kuranin.

Gjenerali amerikan tha se ka urdhëruar hetime të shpërdorimeve të raportuara nga trupat në Bagram, që është baza kryesore e Shteteve të Bashkuara në Afganistan.

Autoritetet afgane thonë se mbi 2,000 njerëz kanë protestuar të martën para kësaj baze, duke shprehur zemërimin ndaj raporteve që flasin për djegie të Kuranit.
XS
SM
MD
LG