Ndërlidhjet

ANEB nuk inspekton objektet bërthamore të Iranit


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e Jashtme iraniane tha se ekspertët e Kombeve të Bashkuara nuk kanë plane për të vizituar objektet bërthamore të Republikës Islamike.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Ramin Mehmanparast, tha se inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) do të mbajnë “vetëm bisedime” me zyrtarët në Teheran.

Ai tha se bisedimet kanë për qëllim të përshpejtojnë bashkëpunimin ndërmjet Iranit dhe mbikëqyrësve bërthamorë të OKB-së.

Vizita dyditore e ANEB-it, e cila ka nisur të hënën, është e dyta e tillë në më pak se një muaj.

Ajo vjen pas tensioneve në rritje ndërmjet Iranit dhe Perëndimit për shkak të programit bërthamor të Republikë Islamike.

Nëntorin e kaluar, ANEB ka gjetur se Irani ka kryer teste relevante për prodhimin e armëve bërthamore. Autoritetet në Teheran i hedhin poshtë këto pretendime.
XS
SM
MD
LG