Ndërlidhjet

logo-print

Shtyhet nisja e dialogut Prishtinë-Beograd


Pamje nga takimet e mëhershme në Bruksel.

Pamje nga takimet e mëhershme në Bruksel.

Ndonëse i paraparë të niste në orën 10, raundi i sotëm i dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit nuk ka filluar ende.

Burimet e BE-së thonë se bisedimet, megjithatë, do të nisin sot, për të vazhduar edhe nesër.

Sipas tyre, arsye e vonesës është mosarritja në kohë e delegacionit të Prishtinës, edhe pse nuk mund të konfirmohet ende nëse ekipi kosovar tashmë ndodhet në Bruksel.

Në takimin e sotëm pritet të diskutohej çështja e bashkëpunimit rajonal dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tash në mes të palëve.
XS
SM
MD
LG