Ndërlidhjet

logo-print

Shtraus Kan hetohet për prostitucion


Ish-kreu i FMN-së, Domenik Shtraus Kan.

Ish-kreu i FMN-së, Domenik Shtraus Kan.

Policia franceze do të marrë sot në pyetje ish-kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Domenik Shtraus Kan, si pjesë e hetimeve që po bëhen në lidhje me një prostitucion të organizuar.

Policia po heton prostitucionin në hotelet e Francës dhe Belgjikës, ndërsa dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë edhe disa zyrtarë policorë, si dhe autoritete të tjera të larta.

Disa prostituta që janë marrë në pyetje, pohojnë se në vitin 2010 dhe 2011 kanë pasur marrëdhënie me Shtraus Kanin në Paris dhe në Uashington.

Shtraus Kan ka jetuar në Uashington gjatë kohës së ka qenë në krye të FMN-së. Ai ka dhënë dorëheqje nga ky post në majin e vitit të kaluar, për shkak të aferës me një shërbyese hoteli.
XS
SM
MD
LG