Ndërlidhjet

logo-print

Athina zotohet për përmbushjen e obligimeve


Kryeministri grek, Lukas Papdemos.

Kryeministri grek, Lukas Papdemos.

Ministrat e Financave të Eurozonës kanë arritur marrëveshje për të ndihmuar Greqinë nga falimentimi me një paketë në vlerë prej 130 miliardë eurosh. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i euro-grupit, Zhan Klod Xhanker.

“Pas një takimi prej të paktën 13 ose 14 orësh, kemi arritur një marrëveshje për programin e ri të Greqisë, me përfshirjen edhe të sektorit privat, që do të çojë në një reduktim të rëndësishëm të borxhit për Greqinë”, ka thënë Xhanker.

Sipas njoftimeve, marrëveshja ka për qëllim të sjellë borxhin e Greqisë në 120.5 për qind të bruto prodhimit vendor deri në vitin 2020.

Kryeministri grek, Lukas Papdemos, ka thënë se Athina do të vazhdojë t’i kryejë obligimet e saj sipas marrëveshjes së kreditimit, pavarësisht se kush fiton në zgjedhjet e nëntorit.

“Jam i bindur se qeveria, edhe pas zgjedhjeve, do të vazhdojë të angazhohet për zbatimin e plotë dhe në kohë të programit, sepse një gjë e tillë është në interesin e popullit grek”, ka thënë Papademos.

Greqia ka nevojë të jashtëzakonshme për paketën e ndihmës për të shpëtuar nga falimentimi që do të mund të pësonte muajin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG