Ndërlidhjet

Stefanoviq: Presim ardhjen e delegacionit të Kosovës


Edita Tahiri, Robert Kuper dhe Borisllav Stefanoviq (nga e djathta) në Bruksel në nëntor të vitit 2011
Edita Tahiri, Robert Kuper dhe Borisllav Stefanoviq (nga e djathta) në Bruksel në nëntor të vitit 2011
Shefi i delegacionit të Serbisë në dialogun me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, tha se pret ardhjen e delegacionit të Kosovës në takimin e sotëm në Bruksel.

“Nuk e dimë se cili është shkaku i vërtetë, me gjasë kanë konsultime shtesë”, tha Stefanoviq dhe shtoi se delegacioni serb “është i gatshëm për marrëveshje”.

Në Bruksel sot paradite është dashur të filloj rundi i parë i dialogut Kosovë – Serbi, këtë vit.

Ky dialog ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Robert Kuper, i cili dje deklaroi se në agjendë të takimit ishin dy çështje: bashkëpunimi rajonal dhe implementimi i marrëveshjeve që tashmë janë arritur.
XS
SM
MD
LG