Ndërlidhjet

Francë: Ish shefi i FMN-së në arrest


Ish shefi i FMN-së Shtraus Kan
Ish shefi i FMN-së Shtraus Kan
Ish shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus Kan, është arrestuar sot si i dyshuar për t’u marrë në pyetje nga policia franceze lidhur me hetimet për një grup prostitucioni.

Ai është arrestuar sot në stacionin e policisë në qytetin Lil dhe mund të mbahet në polici për 48 orë.

Raportohet se Shtraus Kani mund të jetë formalisht nën hetime për akuza se ka përfituar nga fondet e keqpërdorura të kompanive të ndryshme.

Hetuesit po shqyrtojnë nëse zyrtarët francezë i kanë përdorë mjetet e shpenzimeve të kompanive për t’i financuar pritjet ku merrnin pjesë edhe prostitutet.

Deri tash, për këtë rast janë arrestuar tetë vetë.

Dominik Shtraus Kan u tërhoq nga posti i shefit të Fondit Monetar në maj të vitit 2011, pasi ishte akuzuar për përpjekje për dhunim të një punëtoreje në një hotel në Nju Jork. Më vonë prokurorët kishin hequr dorë nga ky rast.
XS
SM
MD
LG