Ndërlidhjet

Vllahiu: “Kosova të përfaqësohet mbi bazën e reciprocitetit”


“Republika e Kosovës është shtet sovran dhe i pavarur dhe përfaqësimi i saj në skenën ndërkombëtare dhe në nismat rajonale bëhet vetëm mbi bazën e reciprocitetit dhe barabarësisë me të gjitha vendet e tjera pjesëmarrëse”, ka thënë Arbër Vllahiu, këshilltar për media i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.


Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Vllahiu ka rikujtuar se “Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë janë të angazhuara, si dy shtete sovrane dhe të barabarta, në dialogun për çështjet teknike të interesit të përbashkët, me ndërmjetësimin dhe lehtësimin e Bashkimit Evropian”.

“Të gjitha vendet dhe popujt e Ballkanit aspirojnë anëtarësimin në BE dhe asnjëri vend nuk mund ta pengojë tjetrin në këtë rrugë të integrimeve”.

“Të gjitha vendet e Ballkanit duhet të përmbushin kushtet për t’u bërë anëtarë të BE-së dhe respektimi i parimit të fqinjësisë së mirë është domosdoshmëri për të ndërtuar një të ardhme më të mirë brenda BE-së”, ka thënë zoti Vllahiu, këshilltar për media i zonjës Jahjaga.
XS
SM
MD
LG