Ndërlidhjet

WSJ: OKB kërcënim për lirinë e Internetit


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
"Wall Street Journal"

Rregullativa ndërkombëtare është anti-etike ndaj Internetit, që ka lulëzuar nën modelin aktual drejtues.

Më 27 të këtij muaji në Gjenevë, fillon procesi diplomatik, që mund të rezultojë me një marrëveshje të re, e cila u jep Kombeve të Bashkuara fuqi të paprecedente ndaj Internetit.

Disa vende, përfshirë Rusinë dhe Kinën, po angazhohen fuqishëm për ta arritur këtë qëllim deri në fund të këtij viti.

Siç tha kryeministri i Rusisë, Vlladimir Putin, qershorin e kaluar, qëllimi i tij dhe i aleatëve të tij është krijimi i “kontrollit ndërkombëtar ndaj Internetit”, nëpërmjet Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimit, i njohur me shkurtesën ITU, që mbështetet nga OKB-ja.

Nëse do të jenë të suksesshme, propozimet e reja rregullatore do ta përmbysin regjimin e lulëzuar të Internetit, që ishte vendosur në vitin 1988.

Këtë vit, delegatët nga 114 vende ishin tubuar në Australi për t’u pajtuar për marrëveshjen që e përcaktoi shkallën për liberalizim dramatik të telekomunikimeve ndërkombëtare. Kjo e izoloi Internetin nga rregullat ekonomike dhe teknike dhe së shpejti u shndërrua në tregimin më të suksesshëm de-rregullues të të gjitha kohërave.

Prej zanafillës së Internetit, inxhinierët, akademikët, grupet shfrytëzuese dhe të tjerët, i kanë bashkuar organizatat joqeveritare për ta mbajtur operimin nëpërmjet asaj që njihet si modeli qeverisës “multi aksionar”.

Kjo qasje e udhëhequr nga sektori privat me konsensus ishte çështja kryesore për suksesin fenomenal të Internetit.

Në vitin 1995, pak kohë pasi ishte privatizuar, vetëm 16 milionë njerëz e përdornin Internetin në mbarë botën.

Në vitin 2011, më tepër se 2 miliardë njerëz janë on-line, dhe ky numër po rritet për më tepër se gjysmë milioni çdo ditë. Kjo rritje eksplozive është rezultat direkt i asaj se qeveritë, në përgjithësi, nuk e kishin nën kontroll sferën e Internetit.

Qasja në Internet, veçanërisht nëpërmjet pajisjeve mobile, po i përmirëson kushtet njerëzore më shpejtë, dhe më fundamentalisht, se secila teknologji në histori.

Kjo nuk është askund më e vërtetë se në botën në zhvillim, ku teknologjitë e lira të Internetit po i zgjerojnë ekonomitë dhe po e rrisin standardin jetësor.

Forcat pro-rregullatore janë në masë të madhe më tepër të organizuara dhe më energjike, se ato që janë në favor të qasjes “multi aksionar”.

Ithtarët e rregullatorëve vetëm duhet ta sigurojnë shumicën e thjeshtë të 193 shteteve anëtare, për ta krijuar kodin e tyre radikal dhe agjendën kundërproduktive.

Për dallim nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, asnjë vend nuk mund të vë veto në procedurat e ITU-së.

Aktualisht, disa vlerësojnë se afërsisht 90% të vendeve mund t’i mbështesin rregullat e reja ndërqeveritare, pra u mungojnë shtatë shtete që ta kenë shumicën e thjeshtë.

Derisa koha po kalon, Shtetet e Bashkuara ende nuk e kanë emëruar shefin për negociata të marrëveshjes.

Ne duhet të zgjohemi nga gjumi dhe të angazhohemi para se të bëhet shumë vonë. Jo vetëm që këto zhvillime kanë potencial për ta prekur jetën e përditshme të të gjithë amerikanëve, por ato, po ashtu, e kërcënojnë lirinë dhe prosperitetin në mbarë botën. (f. b.)
XS
SM
MD
LG