Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Kërkohet që Interpoli ta arrestoj Musharafin


Ish presidenti i Pakistanit Pervez Musharaf

Ish presidenti i Pakistanit Pervez Musharaf

Ministri i brendshëm i Pakistanit, Rehman Malik, thotë se qeveria në Islamabad do të kërkoj nga Interpoli që ta arrestoj ish presidentin e këtij vendi, Pervez Musharraf, lidhur me vrasjen e ish kryeministres, Benazir Buto.

Zoti Malik sot e ka akzuar ish presidentin Musharaf, se nuk ka zbatuar masa adekuate të sigurisë për zonjën Buto, kur ajo iste vrarë nga sulmi me armë dhe me bombë, më 27 dhjetor të vitit 2007, afër kryeqytetit, Islamabad.

Ministri pakistanez e ka fajësuar liderin e vrarë militant, Bejtullah Mehsud, grupin Tehrik-i-Taliban Pakistan dhe rrjetin Hakani, për planifikimin e vrasjes.

Ai tha se 27 grupe terroriste e kanë ndihmuar realizimin e planit.

Pervez Musharaf, që e mori pushtetin me grusht-shtet në vitin 1999, prej vitit 2008, kur dha dorëheqje nga presidenca, jeton në Londër dhe Dubai.
XS
SM
MD
LG