Ndërlidhjet

Siri: 17 të vrarë nga sulmet e fundit në Homs


Tanket e ushtrisë së Sirisë në Erben, afër Damaskut
Tanket e ushtrisë së Sirisë në Erben, afër Damaskut
Aktivistët sirianë thonë se së paku 17 vetë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga sulmet e sotme me predha nga forcat qeveritare, që në shënjestër i kishin bazat e kryengritësve anti-qeveri në qytetin qendror, Homs.

Aktivistët thonë se regjimi i ka shtuar forcat e tij, duke vendosur tanke, jashtë Homsit, dhe kjo i ka shtuar shqetësimet për një operacion eventual me të cilin do të shkatërrohej qyteti.

Raportohet se mijëra banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre në lagjen Baba Amro të Homsit, për të ikur nga forcat qeveritare.

Qyteti Homs ishte i rrethuar gjatë 18 ditëve të kaluara dhe aktivistët thonë se qindra njerëz janë vrarë nga trupat.

Raportet nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur, pasi regjimi i Sirisë nuk e lejon operimin e mediave të jashtme në këtë vend, prej se ka filluar kryengritja popullore kundër presidentit, Bashar al-Asad, para afro një viti.
XS
SM
MD
LG