Ndërlidhjet

Afganistan: 2 mijë vetë protestojnë, gjenerali kërkon falje


Pamje nga protestat në Bagram (Afganistan)
Pamje nga protestat në Bagram (Afganistan)
Komandanti i trupave ndërkombëtare në Afganistan, gjenerali amerikan, Xhon Allen, ka konfirmuar se trupat e jashtme i kanë keqpërdorë materialet religjioze islamike, përfshirë edhe Kuranët.

Gjenerali Allen sot ka ofruar “keqardhje të sinqert” te qeveria dhe populli Afganistanit, duke thënë se keqtrajtimi i materialeve islamike në Bazën Ajrore në Bagram, në veri të kryeqytetit Kabul, “nuk ishte i qëllimshëm” dhe se ishte ndalur menjëherë pasi zyrtarët e kishin zbuluar këtë gjë.

Njëherësh, afro 2 mijë vetë sot kanë protestuar afër kompleksit të Bagramit lidhur me shkatërrimet e Kuranit.

Disa nga masa kanë hedhur bomba nafte dhe kanë shtënë me armë gjuetie, ndërsa të tjerët brohorisnin “Vdekje Amerikës” dhe “Vdekje për të pafetë”.

Rojet e NATO-s janë përgjigjur me të shtëna me plumba gome.

Nuk është raportuar për viktima eventuale.

Disa qindra njerëz kanë protestuar edhe në Kabul.
XS
SM
MD
LG