Ndërlidhjet

logo-print

KNKK: Kërkohet armëpushim ditor në Siri


Sulmi me predha në një lagje të qytetit Homs në Siri

Sulmi me predha në një lagje të qytetit Homs në Siri

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) ka kërkuar sot armëpushim ditor prej së paku dy orëve në Siri, për të lejuar ndihmë emergjente për civilët.

Presidenti i KNKK-së, Jakob Kellenberger, tha se situata në viset e goditura, përfshirë edhe qytetin qendror Homs, kërkon ndaljen “e menjëhershme” në luftime.

Aktivistët thanë se së paku 16 civilë janë vrarë sot nga sulmet me predha të forcave qeveritare kundër bazave anti-regjim në Homs, që ishte i rrethuar për 18 ditë me radhë.

Aktivistët, poashtu, kanë thënë se sot forcat e sigurisë kanë hapur zjarr në protestën që mbahej në Universitetin e qytetit Alepo, në pjesën veriore të Sirisë.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se së paku 6 mijë njerëz janë vrarë prej se ka filluar kryengritja popullore kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad, para një viti.
XS
SM
MD
LG