Ndërlidhjet

Siri: Nga dhuna e fundit - së paku 100 të vrarë


Ndërtesë e dëmtuar nga luftimet në një lagje të Homsit
Ndërtesë e dëmtuar nga luftimet në një lagje të Homsit
Aktivistët thonë se forcat e Sirisë kanë vrarë afro 100 vetë në dhunën e fundit, përfshirë edhe 40 vetë në qytetin e rrethuar Homs.

Këto të dhëna nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Kjo dhunë ka ndodhur derisa Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar ka bërë thirrje për armëpushim ditor, në mënyrë që të lejohet hyrja e ndihmave në qytetet Homs dhe Hama.

Nga ana tjetër, zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë refuzuar ta përjashtojnë mundësinë eventuale të furnizimit me armë të kryengritësve në Siri, të cilët po përpiqen ta përmbysin presidenin Bashar al-Asad.

Fuqitë perëndimore dhe ato arabe, që hapur kërkojnë rënien e Asadit, po përgatiten për fillimin e takimit ndërkombëtar “Miqtë e Sirisë”, këtë të premte në Tunizi.

Rusia tha se nuk do të marrë pjesë në këtë takim, pasi nuk do të jetë e pranishme Qeveria e Sirisë.
XS
SM
MD
LG