Ndërlidhjet

Zelandë e Re: Përkujtohen viktimat e tërmetit në Kristçërç


Objekte të dëmtuara nga tërmeti në Zelandën e Re

Objekte të dëmtuara nga tërmeti në Zelandën e Re

Në Zelandën e Re me dy minuta heshtje janë përkujtuar viktimat e tërmetit vdekjeprurës, që ndodhi saktësisht para një viti.

Nga tërmeti humbën jetën 185 njerëz, ndërsa qyteti i dytë për nga madhësia në këtë vend, Kristçërç, pësoi shkatërrime të mëdha.

Afro 20 mijë vetë, përfshirë edhe shumë të afërm të atyre që humbën jetën nga tërmeti, morën pjesë në një ceremoni përkujtuese në parkun kryesor të qytetit, Kristçërç.

Me këtë rast u lexuan emrat e 185 personave, që humbën jetën nga tërmeti.

Kryeministri Xhon Ki tha se ky tërmet do të mbahet mend si dita më e zezë në histori të Zelandës së Re, ndërsa qyteti Kristçërç do të rindërtohet.
XS
SM
MD
LG