Ndërlidhjet

Bruksel: Delegacioni i Kosovës arriti për takimin me atë serb


Edita Tahiri dhe Robert Kuper në takimin e nëntorit të 2011 në Bruksel
Edita Tahiri dhe Robert Kuper në takimin e nëntorit të 2011 në Bruksel
Korrespondenti i Radios Evopa e Lirë ka njoftuar se në këto çaste, shefja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri, ndodhet së bashku me ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian, Robert Kuper, në sallën ku pritet të mbahet rundi i sotëm i dialogut Kosovë – Serbi, i cili ishte i paraparë për dje.

Por, raportohet se pritet edhe arritja e shefit të delegacionit të Serbisë, Borisllav Stefanoviq, në mënyrë që takimi të mund të filloj në orën 10.

Temë e takimit të sotëm pritet të jetë çëshja e bashkëpunimit rajonal dhe implementimi i marrëveshjeve të arritura, e veçanërisht zbatimi i Marrëvshjes për Menaxhim të Integruar të kufirit.
XS
SM
MD
LG