Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 22 shkurtin në vite…


Një pikturë e presidentit Xhorxh Uashington

Një pikturë e presidentit Xhorxh Uashington

1732 - Xhorxh Uashington, presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara, u lind në koloninë e Virxhinias.

1349 - Hebrenjtë u përjashtuan nga Cyrihu në Zvicërr.

1797 - Pushtimi i fundit i Britanisë u bë kur afër 1 mijë e 400 trupa franceze zbarkuan në Fishgard të Uelsit.

1819 - Spanja e dorëzoi Floridën në Shtetet e Bashkuara.

1825 - Rusia dhe Britania merren vesh për kufirin Alaskë - Kanadë.

1911 - Parlamenti i Kanadës voton për të ruajtur bashkimin me Perandorinë Britanike.

1926 - Papa Piu refuzon ofertën e Musolinit për t’i dhënë ndihmë Vatikanit.

1932 - Adolf Hitler u bë kandidat i Partisë Naziste për zgjedhjet presidenciale në Gjermani.

1935 - Të gjitha fluturimet me aeroplan mbi Shtëpinë e Bardhë u ndaluan për shkak se ata shqetësonin gjumin e presidentit Rusevelt.

1963 - Moska paralajmëron SHBA-në që një sulm ndaj Kubës do të thotë luftë.

2011 - Një tërmet me magnitudë 6.1 në Zelandën e Re, vrau 184 njerëz.(g.k.)
XS
SM
MD
LG