Ndërlidhjet

Australi: Ministri i jashtëm paraqiti dorëheqje


Kevin Rud
Kevin Rud
Ministri i jashtëm i Australisë, Kevin Rud, ka dhënë dorëheqje, derisa arrijnë raporte për luftë për udhëheqje në Partinë Laburiste të kryeministres Xhulia Gillard.

Zoti Rud. që e ka shpallur dorëheqjen gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, tha se ai nuk mund ta mbajë mëtutje postin e ministrit pasi nuk e ka mbështetjen e zonjës Gillard.

Në qarqet politike në Australi spekulohet se zoti Rud mund të përpiqet që ta përmbys kryeministren Gillard, së pari në postin e liderit të partisë, e pastaj edhe në atë të kryeministrit.

Në vitin 2010, Xhulia Gillard e përmbysi Kevin Rudin dhe u bë kryeministre.
XS
SM
MD
LG