Ndërlidhjet

Raportet: Dy gazetarë u vranë në Siri


Mari Kolvin në Misrata të Libisë, 4 qershor 2011

Mari Kolvin në Misrata të Libisë, 4 qershor 2011

Raportohet se në Siri janë vrarë dy gazetarë perëndimorë dhe tre të tjerë janë plagosur, pasi një sulm i qartë me predha i forcave të qeverisë së Sirisë, e ka qëlluar një qendër mediale të improvizuar në qytetin e rrethuar Homs.

Aktivistët opozitarë i kanë indentifikuar gazetarët e vrarë si Marie Kolvin, amerikane që punonte për gazetën londineze, Sunday Times, dhe fotoreporteri francez, Remi Ochlik.

Sulmet me predha janë pjesë e goditjes së forcave qeveritare të Sirisë, lojale ndaj presidentit Bashar al-Asad, kundër opozitës.

Aktivistët sirianë thonë se më se 100 vetë janë vrarë në ofensivën prej ditës së djeshme.

Qeveria e Sirisë e ndalon raportimin e lirë të gazetarëve të jashtëm brenda Sirisë.
XS
SM
MD
LG