Ndërlidhjet

Serbia s’do t’i shpallë zgjedhjet në Kosovë


Mitrovicë - foto arkivi

Mitrovicë - foto arkivi

Serbia nuk do të shpallë mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit serb, Sllavica Gjukiq Dejanoviq, e cila, sipas ligjit, nënshkruan zgjedhjet lokale.

Ajo ka deklaruar për revistën "Novi Magazin" se me Rezolutën 1244 Serbia ka ndërmarrë obligime që e kufizojnë por që duhet t’i respektojë, andaj edhe “nuk do të nënshkruhen zgjedhjet në veri”.

“Në lidhje me këtë, nuk ka nevojë të pëshpëritet, por të flitet publikisht”, ka thënë ajo.

Serbia, deri më tani, ka mbajtur disa herë zgjedhje në Kosovë, por rezultati i tyre nuk është njohur si i ligjshëm as nga autoritetet kosovare, as nga ato ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG