Ndërlidhjet

BE mund të pezullojë fondet pë Hungarinë


Pamje nga selia e BE-së në Bruksel

Pamje nga selia e BE-së në Bruksel

Komisioni Evropian kërcënon që të mbajë pezull fondin për zhvillim prej 655 milionë dollarësh për Hungarinë, pasi që qeveria e këtij vendi ka dështuar të reduktojë deficitin e saj.

Komisioneri i BE-së për Ekonominë, Oli Ren tha se një pezullim i tillë i ndihmës për Hungarinë do të aplikohet nga janari i vitit 2013.

BE, po i bën presion Budapestit që të shkurtojë deficitin e saj buxhetor, i cili për disa vite e ka kaluar kufirin e bllokut prej tre për qind të prodhimit ekonomik.

Sipas statistikave të fiundit, Hungaria i ka marrë nga fondet e BE-së rreth 2.5 miliardë dollarë.

BE po ashtu është në një konflikt të gjerë me Hungarinë në lidhje me shqetësimet pas miratimit të Kushtetutës së re, e cila mund të kufizojë liritë civile.
XS
SM
MD
LG