Ndërlidhjet

Gjermania kundër zgjerimit të fondit të shpëtimit


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Gjermania ka përjashtuar sërish zgjerimin e fondit të planifikuar të shpëtimit të eurozonës.

Mekanizimi Evropian i Stabilitetit (ESM), për të cilin janë propozuar 500 miliardë euro pritet të nisë së funksionuari në korrik.

Liderët everopianë janë pajtuar në muajin dhjetor, që të diskutojnë zgjerimin e ESM-së në samitin e këtij muaji.

Por, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stiven Zajbert tha se “qëndrimi i qeverisë gjermane nuk ka ndryshuar”.

Gjermania beson se vlera aktuale e ESM-së është adekuate, në veçanti pas rënies së tensioneve të tregjeve të bonove italiane e spanjolle.
XS
SM
MD
LG