Ndërlidhjet

Ndotja e mjedisit nxeh debatin mes Krasniqit e Ferronikelit


Drena
Drena
Ndotja e mjedisit në rajonin e Drenasit, ka bërë që të shkëmbehen akuza e kundërakuza mes kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi dhe menaxhmentit të Ferronikelit.

Fillimisht kryeparlamentari Krasniqi ka kërkruar që të ndërmerren masa për të parandaluar ndotjet, që sipas tij, është duke i bërë Ferronikeli në Drenas.
Pas kësaj ka reaguar menaxhmenti i Ferronikelit, duke vënë në pah “investimet prej 12 milionë eurove” që ka bërë në përmirësimin e filtrave për çështje mjedisore.

Kjo kompani përmes një komunikate, po ashtu se “kjo qasje negative ndaj Ferronikelit është fabrikuar nga disa individë, të cilët për interesat e tyre personale, vazhdojnë të manipulojnë disa njerëz në rajonin e Drenasit dhe gjithashtu të keq-informojnë popullin e Kosovës”.

Por, i shpejtë ka qenë kundërreagimi nga zyra e kryetarit të Kuvendit, i cili ka thënë se në vend të përgjigjej shqetësimve për ndotjen mjedisore, menaxhmenti i Ferronikelit, qëllimisht e ka zhvendosur debatin e tyre në reagime politike.

Në reagimin e Krasniqit, thuhet se kompania në fjalë po krijon mjegull, “duke arsyetuar shkeljet e tyre ligjore dhe operimin me teknologji mjedisore, të cilave ka më shumë se një shekull që u ka skaduar afati”.

“Unë vazhdimisht do të insistoj që debatin mbi shqetësimet e profesionistëve, të shoqërisë civile dhe të qytetarëve lidhur më këto çështje ta orientojë në rrugën institucionale dhe në tryezat e profesionistëve.

"Andaj i bëj thirrje menaxhmentit të kësaj kompanie që ta braktisë komunikimin në formën e “letrave rrufe” dhe të angazhohet në tryezat e profesionistëve për t’i dhënë përgjigje pyetjeve lidhur me parametrat ndotës, nivelin e rehabilitimit të tokave të shfrytëzuara, menaxhimin e mbetjeve industriale, kapacitetet mbi monitorimin e emetimeve e imitimeve, dhe shumë çështje tjera që kërkojnë trajtim mbi bazën e fakteve shkencore”, theksohet në kundër reagimin e kryekuvendarit Krasniqi.
XS
SM
MD
LG