Ndërlidhjet

Shtraus Kan sërish merret në pyetje


Dominik Shtraus Kan, ish drejtor i FMN-së
Dominik Shtraus Kan, ish drejtor i FMN-së
Ish kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus-Kan është marrë në pyetje për të dytën ditë me radhë nga policia franceze në lidhje me dyshimet se ka marrë pjesë në ahengjet e organizuara nga një grup i dyshuar prostitucioni.

Ai është arrestuar të martën, por, gjykatësit ia shtynë masën e arrestit për 24 orë.

Shtraus-Kan mund të hetohet se ka përfituar nga keqpërdorimi i fondeve të kompanive.
Prokurorët janë duke zhvilluar hetime nëse zyrtarët francezë kanë përdorur mjetet e shpenzimeve të kompanive për të financuar ahengjet ku merrnin pjesë edhe prostitutat.
Deri më tash janë arrestuar tetë persona.

Dominik Shtraus Kan u tërhoq nga posti i shefit të Fondit Monetar në maj të vitit 2011, pasi ishte akuzuar për përpjekje për dhunim të një punëtoreje në një hotel në Nju Jork.

Më vonë prokurorët kishin hequr dorë nga ky rast.
XS
SM
MD
LG