Ndërlidhjet

Protesta të përgjakshme në Afganistan


Protestat në Kabul

Protestat në Kabul

Protestat kundër djegies së Kuranit në një bazë të NATO-s në Afganistan, janë kthyer në të përgjakshme, pasi raportohet se janë vrarë tetë persona.

Policia afgane raportohet se ka shtënë me armë zjarri në turmën që shkaktonte trazira.

Zyrtarët afganë thanë se gjashtë protestues janë vrarë të mërkurën në qarkun Shinvar të provincës së Parvanit, pasi që kishin sulmuar policinë afër bazës ajrore Bagram, ku zyrtarët e NATO-s thanë se ishin djegur pa qëllim kopjet e Kuranit.

Në qytetin e Xhalalabadit, një mjek tha se një person është vrarë dhe 10 janë plagosur nga të shtënat e autoriteteve.
XS
SM
MD
LG