Ndërlidhjet

logo-print

Atmosferë pozitive në Bruksel


Nga dialogu Kosovë-Serbi, nëntor 2011

Nga dialogu Kosovë-Serbi, nëntor 2011

Në Bruksel po vazhdon dialogu mes Kosovës e Serbisë, i cili ka filluar në orën 10 të mëngjesit.

Palët kanë pasur një pauzë dreke, dhe janë kthyer sërish, për të diskutuar marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit.

Sipas burimeve të BE-së, takimi po zhvillohet në atmosferë pozitive, gjë që jep shpresë së mund të rezultojë me dy marrëveshje, atë për përmbushjen e pikave të marrëveshjes për lëvizjen e lirë dhe të menaxhimit të integruar të kufive, si dhe marrëveshja për bashkëpunimin rajonal.

Raportohet se më herët, para gazetarëve ka folur vetëm shefi i ekipit negociator serb, Borko Stefanoviq, i cili në lidhje me fusnotën për Kosovën ka thënë se ka qenë propozim i Serbisë, i përqafuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Ai ka thënë se zgjidhja për pjesëmarrjen e Kosovës në nismat rajonale do të jetë duke marrë parasysh Kushtetutën e Serbisë, Rezolutën 12 44 dhe Deklaratën e GJND-së, por ka hedhur poshtë mundësinë, që të përmendet edhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës.

Sipas BE-së, një arritje e marrëveshjes do të ishte në të mirë të të dy palëve, sepse Serbisë i ndihmon për statusin, ndërsa Kosovës për nismat rajonale.

Nuk dihet nëse ky raund bisedimesh do të përmbyllet sonte, apo do vazhdojë edhe nesër.
XS
SM
MD
LG