Ndërlidhjet

logo-print

Hoxhaj dënon vrasjen e gazetares Kolvin


Marie Kolvin

Marie Kolvin

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka shprehur ngushëllime vdekjen e gazetares Marie Kolvin në Siri si dhe të kolegut të saj.

“Zonja Kolvin me mjeshtëri dhe saktësi ka mbuluar ngjarjet në Kosovë dhe vende të tjera. Ajo do të mbahet mend edhe për trimërinë dhe dhembshurinë e saj për viktimat e luftës. Zonja Kolvin asnjëherë nuk hezitoi të raportojë për mizoritë e bëra kundër civilëve gjatë luftës së Kosovës”, thuhet në deklaratën e ministrit.

“Raportet e saj ndriçuan të vërtetën dhe vuajtjet e civilëve të pafajshëm. Puna e saj ka qenë një kontribut i jashtëzakonshëm në shtegun pozitiv të njerëzimit dhe shërben si pishtar për punën e gazetarëve të tjerë.

"Ne, fuqishëm dënojmë këtë akt kundër vlerave të gazetarisë, duke shpresuar që populli sirian do të fitojë lirinë e tij shumë shpejt”, ka thënë ministri Hoxhaj në një deklaratë të lëshuar për media.

“Sot, populli dhe institucionet e Kosovës, së bashku me familjarët dhe kolegët e saj, janë në pikëllim të thellë për humbjen e një gazetareje madhështore të të drejtave të njeriut”, thuhet në deklaratë.
XS
SM
MD
LG