Ndërlidhjet

Serbia me strehimore për homoseksualët


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Serbia planifikon që të hapë strehimoren e parë për homoseksualët, kanë raportuar mediat lokale.

Dushica Davidoviq, një zyrtare e komunës së Nishit, ka thënë për mediat lokale se ky rajon ka nevojë për një strehimore të sigurt, ku homoseksualët do të kërkonin mbrojtje nga ngacmimet.

Vitin e kaluar, një 19 vjeçar, është dëbuar nga shtëpia e tij, pasi që publikisht pranoi se është homoseksual.

Stefan Radoviq ka thënë se nuk ka ku të jetojë.

Komuniteti i homoseksualëve në Serbi përballet me kërcënime dhe sulme.

Ky shtet ëshët zotuar se do t’i mbrojë të drejtat e tyre, ndërsa po synon integrimin në BE.
XS
SM
MD
LG