Ndërlidhjet

Karzai fton për qetësi


Protestat në Kabul
Protestat në Kabul
Presidenti afgan Hamid Karzai iu ka bërë apel qytetarëve afganë që të qetësohen, pas përleshjeve vdekjeprurëse mes forcave afgane të sigurisë dhe protestuesve që kundërshtonin djegien e kopjeve të Kuranit në një bazë ushtarake të NATO-s.

Ministria e Brendshme afgane tha se shtatë persona janë vrarë në dy ditët e protestës, në të cilat mijëra afganë të zemëruar dolën në rrugë.

Ministria tha se policia në Kabul, Xhelalabad dhe në provincën e Logarit ka qëlluar për vdekje nga një protestues, derisa turma e zemëruar sulmonte bazat ushtarake të huaja, policinë afgane dhe ndërtesat e qeverisë.

Raportohet se katër persona janë vrarë në provincën e Parvanit afër bazës ajrore Bagram—ku NATO tha se janë djegur “pa qëllim” disa kopje të Kuranit.

Ambasada Amerikane në Kabul ka mbyllur brenda personelin e saj, duke rekomanduar që të mos dalin jashtë të mërkurën për shkaqe sigurie.
XS
SM
MD
LG